Transmetuar më 05-07-2026, 14:23

FIER – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Levanit, duke krijuar një situatë alarmante. Shtëllunga të dendura tymi të zi janë ngritur mbi zonë dhe janë të dukshme edhe nga distanca të largëta.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të gjitha strukturat vendore dhe forcat operacionale janë angazhuar për vënien nën kontroll të flakëve. Autoritetet bëjnë me dije se operacioni pritet të mbështetet edhe nga ndërhyrja nga ajri, me qëllim izolimin dhe shuarjen sa më të shpejtë të zjarrit.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës vijojnë punën në terren për neutralizimin e vatrës së zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet pritet të japin informacion shtesë në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit