

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 35-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.
Sipas informacioneve, Viosana Mane ishte e shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Livadias për një lindje të planifikuar me prerje cezariane. Familjarët bëjnë të ditur se shtatzënia kishte kaluar pa komplikacione dhe se nuk ishin vërejtur shqetësime gjatë muajve të mëparshëm.
Operacioni ka përfunduar me sukses dhe ajo ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, por gjendja e saj është përkeqësuar disa orë më vonë si pasojë e një hemorragjie të rëndë pas lindjes.
Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur gjakderdhjen, ndërsa më pas është bërë transferimi urgjent drejt Spitalit “Thriasio” në Athinë, ku është trajtuar në repartin e terapisë intensive.
Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, komplikacionet kanë rezultuar fatale dhe 35-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin ku jetonte familja, ndërsa ajo ka lënë pas bashkëshortin, një fëmijë 8-vjeçar dhe foshnjën e porsalindur.
Familjarët kanë kërkuar hetim të plotë për të sqaruar rrethanat e trajtimit mjekësor dhe për të verifikuar nëse janë ndjekur protokollet e duhura gjatë kujdesit shëndetësor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






