Transmetuar më 05-07-2026, 13:12

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Drizë, në bashkinë Fier.

Pas njoftimit të banorëve, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Flakët janë përhapur më shpejt për shkak të erës që favorizon intensitetin e tyre.

Në operacion janë përfshirë edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit me mjete rrethanore për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ndodhet larg zonës së banuar, megjithatë terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve nëpër parcela po e vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Autoritetet vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit