Transmetuar më 05-07-2026, 12:46

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme përgjatë vijës bregdetare.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, duke djegur një zonë që shtrihet në një gjatësi prej rreth 500 metrash deri në 1 kilometër.

Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të vështirë. Prania e kënetave mes rrugës dhe vatrës së zjarrit ka kufizuar aksesin e mjeteve zjarrfikëse pranë flakëve.

Në afërsi të zonës së prekur ndodhen disa struktura turistike dhe shërbimi. Ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë në rast se zjarri përparon dhe rrezikon objektet përreth.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit