Transmetuar më 05-07-2026, 12:09

Një prej personave të arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut në Tiranë ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në ambientet e Gjykatës.

Sipas informacioneve, i arrestuari, Niko Qarkaj, ka pasur nevojë për ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit të urgjencës, i cili është futur në ambientet e gjykatës për t’i ofruar ndihmën mjekësore.

Mësohet se Qarkaj vuan nga epilepsia. Më herët, përfaqësues të mbrojtjes ligjore dhe aktivistë kanë pretenduar se ai është dhunuar gjatë arrestimit dhe gjatë mbajtjes në qeli, akuza të cilat nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Ngjarja po ndiqet nga organet përkatëse, ndërsa priten sqarime të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të arrestuarit dhe rrethanat e incidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit