

Kryeministri Edi Rama në daljen e sotme publike foli edhe për protestën duke vlerësuar se media nuk po i kushton rëndësi lajmeve pozitive që vijnë nga qeveria, duke përmendur shtim të ndihmës për kategori në nevojë, por po i mëshon protestave të përditshme.
Rama tha se pavarësisht kësaj, po mban shënime nga kërkesat që parashtrohen:
"…dihet se me çfarë po merret i gjithë sistemi i komunikimit dhe informacionit në Shqipëri. Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit".
Në vijim kreu socialist çmoi se protesta ka dy shtresa: "ujin e rrjedhshëm" të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe "koren e zezë".
Duke u ndalur tek ajo që Rama e quan "kore e zezë", ai tha se ajo i përket "të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste".
Këtu ai tha se "kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri". /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






