

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy automjete dhe plagosen 4 persona
Katër persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Tepelenë-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”.
Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti është regjistruar rreth orës 06:30. Automjeti që drejtohej nga shtetasi K. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me një automjet taksi, i cili drejtohej nga shtetasi K. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i taksisë, shtetasi K. R., si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjet.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Foto: Jugulajm.net
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






