

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës së zhvilluar në kryeqytet janë distancuar zyrtarisht nga incidentet e dhunshme të regjistruara pranë Komisariatit Nr. 3, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë karakterin dhe qëllimin e tubimit.
Në një deklaratë publike, ata i cilësojnë dëmtimet e shkaktuara si veprime të individëve të veçantë, të cilët, sipas tyre, kanë qenë të infiltruar dhe nuk përfaqësojnë protestuesit.
Sipas organizatorëve, gjatë momentit të tensioneve, një pjesë e qytetarëve të pranishëm kanë reaguar duke bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të dhunës, ndërsa janë ndërmarrë përpjekje për të izoluar provokimet e mundshme.
Ata i kanë bërë thirrje Policisë së Shtetit që të identifikojë autorët e incidentit dhe kanë kërkuar hetim të plotë mbi ngjarjen, duke e cilësuar atë si një tentativë për të devijuar karakterin paqësor të protestës.
Pavarësisht incidenteve të izoluara, organizatorët theksojnë se protesta vijon të mbetet masive dhe paqësore, duke nënvizuar se pjesëmarrja e qytetarëve është shprehje e pakënaqësisë së tyre dhe do të vazhdojë në mënyrë të organizuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






