Transmetuar më 05-07-2026, 08:40

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatet mbi Porto Palermon, duke deklaruar se qeveria nuk ka miratuar asnjë kërkesë për zhvillime ndërtimore në këtë zonë.

Në mesazhin e publikuar në Facebook, kreu i qeverisë pranoi se ka pasur interes dhe kërkesa për ndërtim, por theksoi se ato janë refuzuar nga institucionet.

Sipas Ramës, diskutimet e fundit për Porto Palermon janë shoqëruar me, sipas tij, deformim të fakteve dhe keqinformim në rrjetet sociale.

“Ka pasur kërkesa për ndërtime në Porto Palermo, por nuk kemi pranuar”, shkroi kryeministri, duke e përdorur këtë rast për të kritikuar mënyrën se si, sipas tij, përhapen informacionet në platformat sociale.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur çështjet që lidhen me zhvillimet urbanistike dhe mbrojtjen e zonave bregdetare kanë qenë në qendër të debatit publik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit