Transmetuar më 05-07-2026, 07:44

Kjo e diel do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura tipike për stinën.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare në zonat malore të lindjes, ndërsa në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe ato luginore priten herë pas here intensifikime të erës, me shpejtësi deri në 17 metra në sekondë.

Në detin Adriatik dhe atë Jon parashikohet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte përgjithësisht të favorshme për lundrim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit