Transmetuar më 05-07-2026, 07:31

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës në Korçë, ku një automjet ka dalë nga kontrolli, është përplasur fillimisht me një pemë dhe më pas është përmbysur në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një i ri, ka arritur të dalë nga automjeti pa pësuar lëndime, ndërsa nga aksidenti nuk raportohet për persona të tjerë të dëmtuar.

Burime paraprake bëjnë me dije se po hetohet edhe dyshimi se drejtuesi i automjetit mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit