

Situata është tensionuar pas mesnatës përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa prej protestuesve të shoqëruar pas incidenteve të dhunshme.
Një grup protestuesish është drejtuar drejt ambienteve të komisariatit, duke brohoritur “Lironi çunat”.
Tensionet janë përshkallëzuar kur disa persona kanë thyer xhamat e godinës dhe kanë lëshuar thirrje kundër policisë.
Për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur ujë me presion, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe largimin e protestuesve nga zona përreth komisariatit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






