Transmetuar më 04-07-2026, 23:03

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Tiranë, ku gjatë tubimit u shfaq një arkivol simbolik para Kryeministrisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla ka pretenduar se personat që sollën arkivolin janë mbështetës të Partisë Demokratike në Durrës, si edhe të një fraksioni brenda kësaj force politike.

Ai ka rikujtuar gjithashtu një ngjarje të ndodhur rreth 28 vite më parë, duke iu referuar momentit kur, sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha kishte sjellë një arkivol simbolik pranë Kryeministrisë në kohën e protestave për Azem Hajdarin.

Balla thekson se përdorimi i simbolikës së arkivolit për qëllime politike nuk përputhet me traditat shqiptare dhe fetare, si islame ashtu edhe të krishtera.

Në fund të reagimit të tij, ai shton se nuk do t’i përgjigjej drejtpërdrejt Sali Berishës, duke u shprehur se “zakonet shqiptare dhe fetare nuk ia lejojnë një gjë të tillë”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit