Transmetuar më 04-07-2026, 22:54

Pas marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit u ndalën përpara Komisariatit Nr. 3, ku kërkuan lirimin e personave të ndaluar pas protestës së zhvilluar disa ditë më parë pranë Kuvendit.

Tubimi u shoqërua me thirrje në mbështetje të të ndaluarve, ndërsa pjesëmarrësit brohoritën slogane si: “Lironi çunat”, “Arrestoni Ramën” dhe “Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”. Gjatë protestës u dëgjuan gjithashtu thirrje kundër klasës politike dhe kërkesa që SPAK të hetojë zyrtarët e dyshuar për korrupsion.

Sipas organizatorëve, protestës iu bashkuan edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët morën pjesë në marshimin e zhvilluar në Tiranë.

Protestuesit deklaruan se tubimi ishte i drejtuar kundër klasës politike në tërësi dhe kërkuan përgjegjësi institucionale për rastet e korrupsionit të denoncuara publikisht.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit