

TIRANË- Një protestues ka ‘mbuluar’ kryeministrin Edi Rama me dhurata për datëlindje. Protestuesi tha se studentët kishin vendosur t’i sillnin Ramës një kostum burgu, të cilin e cilësoi si nga më të mirët që ka Europa, ndërsa shtoi se kostumi ishte i përshtatshëm si për verën, ashtu edhe për dimrin.
Gjatë fjalimit të tij, protestuesi theksoi se mes dhuratave ka edhe një sapun, duke thënë se do të duhej ta ndante me Erion Veliajn dhe një qese me miell nga fshatrat e Korçës, pasi në burg do t’i vinte dëshira të gatuante byrek, si dhe një brisk.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






