Transmetuar më 04-07-2026, 22:11

TIRANË – Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, mijëra protestues marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane si: "Shqipëri e Re", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Nuk jemi për dhunë", "Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës" dhe "Patronazhistët që janë këtu të largohen".

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një pjesëmarrje të lartë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku protestuesit vijuan marshimin nën masa të shtuara sigurie.

Sipas organizatorëve, protestës iu bashkuan edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, ndërsa ata e cilësuan këtë si një nga tubimet me pjesëmarrjen më të madhe të zhvilluara deri më tani.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit