Transmetuar më 04-07-2026, 22:00

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas protestës së zhvilluar të shtunën para Kryeministrisë, ku një grup protestuesish u shfaqën me një arkivol simbolik të shoqëruar me fotografinë e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe e cilësoi skenën si "të turpshme" dhe "ekstremiste", duke deklaruar se një simbol i tillë nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

"Arkivoli nuk është poezi. Arkivoli, këtu e kudo, ka vetëm një funksion dhe një kuptim: vdekjen. Kjo që shoh është përtej urrejtjes dhe përfaqëson qëllimin e ekstremizmit të dhunshëm", shkroi deputeti socialist.

Braçe shtoi se, sipas tij, veprime të tilla bien ndesh me vlerat e demokracisë liberale evropiane dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i refuzojnë ato.

Reagimi i tij vjen pasi gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, protestuesit shfaqën një arkivol simbolik dhe zhvilluan edhe akte të tjera simbolike kundër kryeministrit Edi Rama.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit