Transmetuar më 04-07-2026, 21:28

TIRANË – Një nga momentet që tërhoqi vëmendje gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet ishte paraqitja e një busti simbolik të kryeministrit Edi Rama.

Mbi bust ishte vendosur mbishkrimi “Diktatori i fundit”, ndërsa protestuesit e rrëzuan atë me litar dhe më pas e shkelën, duke e krahasuar këtë akt me rrëzimin e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në vitin 1991.

Veprimi u shoqërua me brohoritje nga një pjesë e pjesëmarrësve dhe u konsiderua nga organizatorët si një akt simbolik proteste kundër qeverisë.

Sipas organizatorëve, protesta ishte ndër tubimet më të mëdha të mbajtura deri më tani, me pjesëmarrje të qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit