Transmetuar më 04-07-2026, 21:10

Në mbrëmjen e së shtunës, në Tiranë u zhvillua protesta e 35-të e quajtur “Revolucioni i Flamingove”, ku morën pjesë protestues nga vendi dhe dhjetëra shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Tubimi përkoi me 62-vjetorin e lindjes së kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës, pjesëmarrësit sollën disa torta me mbishkrime të ndryshme, të cilat u vendosën pranë zonës së protestës.

Një nga momentet që tërhoqi vëmendje ishte shfaqja e një arkivoli simbolik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arkivoli, i mbajtur nga disa protestues, kishte të vendosur një fotografi të kryeministrit Edi Rama.

Me shfaqjen e tij, një pjesë e protestuesve brohoritën slogane, ndërsa nga podiumi vijoi programi i parashikuar i organizatorëve, ku u dëgjuan edhe thirrje kundër kryeministrit.

Protesta u zhvillua nën masa të shtuara sigurie dhe, deri në përfundim të saj, nuk u raportuan incidente të rënda.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit