

TIRANË – Dita e 35-të e protestës në kryeqytet ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama, i cili feston 62-vjetorin.
Në këtë kontekst, një pjesë e protestuesve kanë sjellë në shesh torta simbolike me mesazhe politike drejtuar kryeministrit. Në njërën prej tyre shkruhej: “Populli të uron, jep dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete”, ndërsa në një tjetër: “Torta sot, dorëheqja nesër”.
Disa aktivistë deklaruan se kjo do të jetë “ditëlindja e fundit” e Ramës në detyrën e kryeministrit, duke e lidhur simbolikisht protestën me kërkesën për dorëheqje.
Gjatë tubimit në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit vijuan me thirrje dhe slogane kundër qeverisë, të shoqëruara me pankarta dhe brohoritje në qendër të Tiranës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






