

TIRANË – Në kryeqytet po zhvillohet protesta mbarëkombëtare, ku qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e shoqëruar tubimin me thirrje dhe slogane kundër qeverisë aktuale.
Kjo është hera e dytë që diaspora i bashkohet protestave në Tiranë, duke u bërë pjesë e lëvizjes së qytetarëve që kundërshtojnë qeverisjen.
Pas mbërritjes në kryeqytet, kolonat e protestuesve janë shpërndarë në rrugët kryesore të qytetit, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë ka vijuar në mënyrë të organizuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






