Transmetuar më 04-07-2026, 19:28

RIO DE JANEIRO – Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka reaguar në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Botës kundër Norvegjisë së Erling Haaland, pas kritikave për qasjen e tij të kujdesshme në ndeshjen e fundit ndaj Japonisë.

Tekniku italian mbrojti eksperiencën e tij të gjatë në pankinë, duke theksuar se ka drejtuar mbi 1.400 ndeshje në karrierë dhe se kjo përvojë nuk mund të vihet në diskutim lehtë.

“Kam drejtuar mbi 1.400 ndeshje. Ndoshta nuk mjafton për të kuptuar futbollin, por është një përvojë e madhe. Vetëm Alex Ferguson ka më shumë, mbi 2.000 ndeshje. Ai është i vetmi që mund të më jepte vërtet këshilla,” u shpreh Ancelotti.

I pyetur për kritikat ndaj stilit të tij, trajneri italian u përgjigj me ironi dhe reflektim mbi perceptimet publike ndaj trajnerëve:

“Nuk e di nëse e kuptoj futbollin apo jo, por askush nuk mund të më gjykojë lehtë për këtë. Nuk jam gjeni, por e di që nuk jam as budalla,” shtoi ai.

Deklaratat e Ancelottit vijnë në një moment presioni të shtuar ndaj Brazilit në turne, ndërsa ndeshja me Norvegjinë pritet të jetë një test i rëndësishëm për ecurinë e skuadrës në fazën me eliminim direkt.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit