

TIRANË – Artisti Robert Aliaj ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të marrin pjesë në protestat e zhvilluara në vend, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
Në reagimin e tij, Aliaj përdor tone të forta kritike ndaj atyre që, sipas tij, shfaqin patriotizëm vetëm në rrjete sociale, stadiume apo koncerte, por nuk angazhohen në situata reale shoqërore.
“Ku jeni ju me tatuazhe të ‘Shqipërisë së Madhe’, që ulërini me histeri, por kur atdheu digjet strukeni si minj?”, shprehet ai, duke iu drejtuar qytetarëve që i konsideron pasivë.
Aliaj thekson se patriotizmi nuk matet me simbole apo slogane, por me veprime konkrete dhe gatishmëri për të mbrojtur interesin publik. Sipas tij, patriotizmi i vërtetë lidhet me përgjegjësinë qytetare, ndershmërinë dhe mosabuzimin me vendin.
Në mesazhin e tij, ai kritikon ashpër edhe fenomene si korrupsioni dhe kriminaliteti, duke i cilësuar të papajtueshme me idenë e patriotizmit.
“Patriotizmi i vërtetë kushton më shumë se liria, prandaj lëvizni dhe protestoni”, shprehet Aliaj në fund të thirrjes së tij.
Deklarata e tij vjen në një moment kur në Tiranë po zhvillohen protesta të shumta dhe debat i gjerë publik mbi situatën politike dhe sociale në vend.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






