

TIRANË – Përfaqësues të diasporës shqiptare janë bashkuar sot me protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke mbërritur në Tiranë me autokolona dhe duke iu bashkuar tubimit të paralajmëruar për orën 19:00.
Para nisjes së protestës kryesore, autokolona e tyre është ndalur në disa rrugë të qytetit dhe më pas pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku ndodhen të paraburgosur disa nga protestuesit e arrestuar gjatë tubimeve të zhvilluara përpara Kuvendit.
Pjesëmarrësit kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve, duke brohoritur slogane si “Lironi çunat”, ndërsa kërkesat e tyre lidhen me arrestimet e kryera gjatë protestave të ditëve të fundit.
Ndalesa para komisariatit është shoqëruar me praninë e qytetarëve dhe përfaqësuesve të diasporës, të cilët kanë deklaruar se do të vijojnë të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar masive në qendër të Tiranës.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar për kërkesat e protestuesve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






