

Morinë, 4 korrik 2026 – Në pikën kufitare të Morinës janë krijuar kolona të gjata automjetesh këtë të shtunë, duke shkaktuar vonesa në qarkullimin drejt Shqipërisë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka bërë të ditur se radhët në dalje të territorit kosovar kanë arritur deri në 3.5 kilometra. Sipas njoftimit, vonesat janë shkaktuar nga procedurat e regjistrimit të hyrjes së qytetarëve nga autoritetet shqiptare.
Autoriteti kosovar ka sqaruar se situata është regjistruar që nga orët e para të mëngjesit dhe vijon gjatë ditës.
Deri në këtë fazë nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me shkaqet e vonesave apo intensifikimin e kontrolleve në këtë pikë kufitare.
Kolonat kanë prekur qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë për arsye të ndryshme, përfshirë edhe pjesëmarrjen në aktivitete të planifikuara në kryeqytet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






