

Kamëz, 4 korrik 2026 – Një zjarr ka përfshirë një varrezë automjetesh në zonën e Kamzës, duke shkaktuar shtëllunga të dendura tymi që janë përhapur në mjedisin përreth.
Flakët kanë përfshirë disa automjete të parkuara në zonë, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
Sipas informacioneve paraprake, situata është vënë nën kontroll dhe po shkon drejt normalizimit, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve.
Deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të hetohen nga autoritetet përkatëse.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






