Transmetuar më 04-07-2026, 15:04

Tiranë, 4 korrik 2026 – Niko Qerkja, i arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, është transportuar në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa janë ngritur pretendime se ai është dhunuar në ambientet e bllokut të sigurisë "Mine Peza".

Sipas raportimeve, Qerkja ka shfaqur kriza epileptike, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e personelit mjekësor dhe dërgimin e tij në spital për trajtim.

Ndërkohë, një grup qytetarësh u mblodhën pranë bllokut të sigurisë "Mine Peza", ku kërkuan informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe transportimin e menjëhershëm në spital.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu identifikimin dhe publikimin e emrave të efektivëve të policisë që, sipas pretendimeve të tyre, kanë ushtruar dhunë ndaj të arrestuarit.

Sipas të njëjtave burime, qytetarët kontaktuan edhe institucionin e Avokatit të Popullit për të kërkuar ndërhyrje në lidhje me rastin, duke pretenduar se nuk morën përgjigje.

Deri në këtë fazë, Policia e Shtetit nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet për dhunë ndaj të arrestuarit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit