Transmetuar më 04-07-2026, 13:59

Në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në Greqi i shtetasit shqiptar Albert Kapllanaj, 58 vjeç. Kapja e tij është realizuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me një vendim të datës 27 qershor 2013, e ka dënuar 58-vjeçarin me 14 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vite burgim.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 1999. Gjatë një konflikti për motive të dobëta me tre shtetas, Albert Kapllanaj ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë shtetasi A. F., si dhe u plagosën dy familjarë të viktimës.

Njoftimi

Në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, u bë kapja në Greqi dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i shtetasit Albert Kapllanaj, 58 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 27.06.2013, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 6 vjet burgim.

Në vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një konflikti për motive, me 3 shtetas, ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tyre. Nga të shtënat ka humbur jetën shtetasi A. F. dhe janë plagosur 2 familjarët e tij

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit