Transmetuar më 04-07-2026, 12:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë, ku një grua e moshuar ka pësuar lëndime serioze pasi është rrëzuar gjatë zbritjes nga autobusi i linjës urbane. Ngjarja është regjistruar përgjatë shëtitores së Lungomares, në momentin kur e moshuara ka humbur ekuilibrin në shkallët e mjetit dhe është përplasur me pjesën e betonit të trotuarit.

Qytetarët e shumtë që ndodheshin në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë duke njoftuar Policinë dhe shërbimin e urgjencës mjekësore. Sipas të dhënave të para nga terreni, e moshuara ka pësuar hematoma dhe lëndime të dukshme në pjesën e kokës, në fytyrë si dhe në gjymtyrë.

Ajo është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve për ekzaminimet e plota, ndërsa policia po kryen veprimet e para procedurale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit