Transmetuar më 04-07-2026, 12:43

Një fluks i lartë automjetesh është regjistruar gjatë kësaj të shtune në pikat kufitare të Muriqanit dhe Igumenicës, teksa qytetarë të shumtë të diasporës po hyjnë në territorin shqiptar për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar në kryeqytet. Sipas koordinatorëve të organizimit, pjesëmarrësit po vërshojnë nga disa vende të Europës, duke krijuar radhë të gjata në kufi. Në pikën e kalimit në Muriqan, kolona e mjeteve raportohet se është shtrirë deri në zonën e Urës së Bunës.

Sipas itinerareve të bëra publike, shqiptarët që jetojnë në Greqi, Itali dhe Zvicër kanë zgjedhur kryesisht pikën kufitare të Igumenicës, ndërsa ata që vijnë nga Gjermania, Britania, Austria, Franca dhe Belgjika po hyjnë përmes veriut të vendit, ku shumë prej tyre kanë udhëtuar për dy ditë me radhë.

Përfaqësuesit e organizimit deklaruan se ky mobilizim masiv i diasporës synon të bashkojë zërin e shqiptarëve në një protestë me karakter të pastër politik. Në mesazhin e tyre drejtuar autoriteteve, organizatorët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen nga detyra për t’i hapur rrugën krijimit të një qeverie tranzitore apolitike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit