Transmetuar më 04-07-2026, 12:18

Policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat një person si autor të dyshuar për shkaktimin e zjarrit masiv në malin e Shëngjinit. Sipas të dhënave të para, ky shtetas dyshohet se ka ndezur flakët gjatë kohës që po digjte mbeturina në afërsi të zonës malore, veprim i cili më pas ka dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në sipërfaqen pyjore.

Lidhur me situatën e zjarreve në rajon, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, kanë inspektuar zonat e prekura dhe kanë bërë thirrje të përsëritur për rritjen e vigjilencës.

Autoritetet shtetërore dhe vendore iu kanë kërkuar prerazi qytetarëve dhe institucioneve të shmangin plotësisht djegien e mbeturinave apo të mbetjeve bujqësore në këtë periudhë, pasi temperaturat e larta rrezikojnë përshkallëzimin e menjëhershëm të flakëve, duke vënë në rrezik serioz jetën e banorëve dhe zonat e banuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit