Transmetuar më 04-07-2026, 11:27

Situata me zjarret e stinës së verës ka nisur të vështirësohet në vend, ku pas vatrës së parë që përfshiu malin e Shëngjinit dhe që u neutralizua pas shumë orësh pune, tre vatra të reja janë aktivizuar pothuajse njëkohësisht në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë.

Në Zadrimë dhe Balldren, flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe bujqësore. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, situata në këto dy zona është vënë nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt territoreve të tjera.

Ndërkohë, një situatë më e ndërlikuar dhe problematike paraqitet në fshatin Pllanë, ku zjarri ka përfshirë një zonë pyjore. Repartet zjarrfikëse janë pozicionuar menjëherë në terren dhe po punojnë me intensitet për izolimin e vatrës, pasi flakët rrezikojnë të përhapen në drejtim të disa banesave që ndodhen pranë kësaj zone.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit