Transmetuar më 04-07-2026, 11:11

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Hotolisht. Një gur i përmasave të mëdha është shkëputur nga shpati i kodrës dhe ka rënë mbi një automjet tip “Benz” që ishte në lëvizje, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit.

Viktima është identifikuar si shtetasi Arjan Hoxha, 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes dëshmojnë forcën e madhe të goditjes, e cila ka shkatërruar pjesën ballore të automjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje rrethanore. Ditët e fundit, qarku i Elbasanit është përfshirë nga stuhi të pazakonta shiu dhe breshëri, të cilat kanë sjellë rrëshqitje masive gurësh e inertesh në disa akse rrugore, si dhe dëme të shumta në sektorin e bujqësisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit