

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Siguria”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person qarkullonte i armatosur në qytet. Si rezultat i këtij aksioni, në lagjen “Lef Sallata”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Audi" me të cilin udhëtonte i riu, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, dy krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë të tjerë, si dhe një radio komunikimi të ngjashme me ato që përdoren nga Policia e Shtetit.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme hetimore, lidhur me veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






