Transmetuar më 04-07-2026, 10:47

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë shënon sot ditën e saj të 35-të, një tubim në të cilin pritet t’i bashkohen edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të ardhur nga diaspora.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një mesazhi publik, deklaroi se shqiptarët e diasporës po mbërrijnë masivisht në kryeqytet nga të katër anët e botës, duke përdorur rrugët tokësore, ajrore dhe detare. Sipas tij, kjo pjesëmarrje dëshmon lidhjen e fortë që bashkëkombësit jashtë vendit ruajnë me Shqipërinë. "Shqiptarët nga të katër anët e dheut po vërshojnë sot nga toka, ajri dhe deti drejt Tiranës. Zoti i bekoftë!", u shpreh lideri i opozitës në prag të nisjes së tubimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit