Transmetuar më 04-07-2026, 10:27

Modelja e njohur franceze Thylane Blondeau, e cila vite më parë mori famë ndërkombëtare duke u cilësuar nga mediat si "vajza më e bukur në botë", ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj me biznesmenin Benjamin Atali. Ceremonia martesore është zhvilluar në Paris, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm për çiftin pas tetë vitesh bashkëjetesë.

Për këtë ditë të veçantë, Blondeau u shfaq me një fustan elegant të bardhë nusërie të shoqëruar me pelerinë, flokë të kapur në topuz të ulët dhe një grim minimalist. Nga ana tjetër, dhëndri Benjamin Atali kishte përzgjedhur një kostum klasik në ngjyrë blu të errët dhe këmishë të bardhë. Çifti mbërriti së bashku në vendin e ceremonisë me një automjet luksoz të stilit retro, tip Porsche 356 Speedster.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit