

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 62-të. Kreu i qeverisë shqiptare ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 në Tiranë, qytet ku u rrit dhe kreu studimet në Akademinë e Arteve në vitin 1982, institucion ku më pas punoi edhe si pedagog. Pas një periudhe katërvjeçare në Francë të dedikuar ndaj karrierës artistike, Rama u rikthye në Shqipëri në vitin 1998 për të nisur zyrtarisht angazhimin e tij në politikë.
Karriera e tij shtetërore filloi me emërimin si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga ish-kryeministri Fatos Nano, post që e mbajti deri në vitin 2000. Po atë vit, ai kandidoi për Bashkinë e Tiranës duke fituar mandatin e parë me rreth 57% të votave, për të shërbyer më pas si kryebashkiak i kryeqytetit për tre mandate radhazi deri në vitin 2011.
Edi Rama mban pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste që prej vitit 2005. Ai u zgjodh për herë të parë Kryeministër i Shqipërisë në vitin 2013, pas fitores së koalicionit të majtë në zgjedhjet parlamentare. Me ecurinë e mëtejshme politike, Rama mban tashmë rekordin si i vetmi kryeministër shqiptar që ka siguruar katër mandate qeverisëse radhazi.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






