Transmetuar më 04-07-2026, 09:19

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë–Milot, në afërsi të kryqëzimit të Rriles. Një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë, me të cilën po udhëtonte një 66-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Preng Ndreka, 66 vjeç, banues në Shënkoll. I dëmtuari është transportuar fillimisht në spitalin rajonal për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor ka nisur punën në terren për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit