

TIRANË – Grupi nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës njoftoi se ka miratuar në mënyrë unanime platformën dhe kriteret e anëtarësimit, pas një mbledhjeje që, sipas organizatorëve, zgjati rreth pesë orë.
Përmes një reagimi publik, organizatorët bënë të ditur se emrat e personave që kanë kontribuar në proces nuk do të publikohen në këtë fazë, me argumentin se synojnë t’i mbrojnë nga "reprezaljet".
Në deklaratën e publikuar nga një prej organizatorëve, Klajdi Bello, thuhet se procesi i organizimit të Kuvendit do të vijojë dhe se qëllimi është përfaqësimi i protestuesve në këtë strukturë.
"Kuvendi, me hir a me pahir do të mblidhet. Protestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe ne jemi aty për këtë", thuhet në deklaratë.
Në të njëjtin reagim, organizatorët përsërisin edhe qëndrimin e tyre politik, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet shtetërore lidhur me deklaratat e grupit nismëtar apo me procesin e organizimit të këtij Kuvendi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






