Transmetuar më 04-07-2026, 07:34

LIBRAZHD – Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte u godit nga një gur i shkëputur nga mali.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 22:30 dyshohet se një masiv shkëmbor u shkëput nga faqja e malit dhe ra mbi automjetin tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi me inicialet A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit humbi jetën në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit