Transmetuar më 04-07-2026, 07:31

SHBA – Kupa e Botës 2026 ka mbyllur fazën e 1/16-ave, duke përcaktuar 16 kombëtaret që do të vijojnë garën për trofeun më prestigjioz në futboll. Nga mbrëmja e së shtunës, turneu hyn në fazën e 1/8-ave, ku tetë përballje do të vendosin skuadrat çerekfinaliste.

Vëmendja më e madhe është përqendruar te derbi iberik mes Portugalisë dhe Spanjës, një nga sfidat më të forta të kësaj faze. Po aq interesante pritet të jenë edhe duelet Brazil–Norvegji, Meksikë–Angli dhe Argjentinë–Egjipt, ku Lionel Messi do të përballet me Mohamed Salah.

Sipas skemës së turneut, Brazili dhe Anglia mund të përballen që në çerekfinale nëse kalojnë rivalët e tyre. Në anën tjetër të tabelës, Franca, Spanja dhe Portugalia mund të ndeshen me Brazilin, Anglinë ose Argjentinën vetëm në një finale të mundshme.

Çiftet e fazës së 1/8-ave Paraguai – Francë Kanada – Marok Portugali – Spanjë SHBA – Belgjikë Brazil – Norvegji Meksikë – Angli Argjentinë – Egjipt Zvicër – Kolumbi

Me përfundimin e fazës së 1/16-ave, Botërori 2026 hyn në momentin më vendimtar, ku çdo ndeshje është me eliminim direkt dhe çdo gabim mund t’i japë fund ëndrrës për titullin kampion.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit