

Librazhd – Aksident tragjik ka ndodhur sonte në zonën e qarkut Elbasan, ku një burrë në moshë ende të re humbi jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në aksin rrugor "Prrenjas–Librazhd", në fshatin Hotolisht.
Dyshimet janë se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan.
Rrëzimi i gurit ka qenë fatal sepse burri ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






