Transmetuar më 03-07-2026, 23:23

Egjipti ka shkruar historinë në Kupën e Botës, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën e 1/8-ve, pas suksesit ndaj Australisë me rezultatin 4-2 në goditjet e penalltive.

Koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazim 1-1. Egjiptianët kaluan në avantazh me Ashur, ndërsa Australia riktheu ekuilibrat sajë një autogoli të Hanit.

Fituesi u përcaktua nga pika e bardhë, ku futbollistët egjiptianë u treguan të pagabueshëm, duke shndërruar në gol të katër goditjet e tyre.

Në krahun tjetër, australianët gabuan në dy penallti, duke i dhënë fund rrugëtimit të tyre në turne.

Me këtë fitore, Egjipti siguron një kualifikim historik në raundin e 1/8-ve dhe vijon ëndrrën në Kupën e Botës, ndërsa Australia eliminohet pas një sfide të luftuar deri në goditjet e penalltive.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit