

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Francës, Willy Sagnol, ka vlerësuar në maksimum paraqitjet e Michael Olise, duke e cilësuar si futbollistin më të mirë në botë në këtë moment.
Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Sagnol deklaroi se mesfushori ofensiv i Bayern Munich është aktualisht përpara çdo lojtari tjetër dhe se duhet të jetë fituesi i "Topit të Artë" në fund të vitit.
"Olise është më i miri në botë, shumë përpara të gjithëve të tjerëve. Nëse ai nuk e fiton Topin e Artë, atëherë diçka seriozisht nuk shkon me futbollin", u shpreh ish-mbrojtësi francez.
Sagnol theksoi se një nga cilësitë më të mëdha të 24-vjeçarit është loja në funksion të skuadrës, duke vlerësuar faktin se ai nuk udhëhiqet nga statistikat personale, por nga kontributi për ekipin.
Ai e krahasoi Olise me legjendën franceze Zinedine Zidane, ndërsa shtoi se, ndryshe nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët sipas tij kanë pasur edhe fokus te statistikat individuale, lojtari i Bayern Munich vendos ekipin mbi gjithçka.
Edhe pse nuk ka shënuar ende në Kupën e Botës 2026, Michael Olise ka qenë një nga protagonistët e Francës, duke regjistruar gjashtë asistime në katër ndeshje dhe duke u kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të turneut.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






