

LEZHË – Një zjarr ka përfshirë zonën malore të Shëngjinit, pranë lagjes Sake, duke djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të thatë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve të favorshme të terrenit dhe bimësisë së dendur, duke vështirësuar ndërhyrjen në zonë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme.
Deri në këto momente, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore, ndërsa qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.
Gjatë ndërhyrjes, është raportuar edhe një shpërthim municioni në zonë, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur të paktën një person.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar sigurinë në terren.





Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






