Transmetuar më 03-07-2026, 22:14

TIRANË – Pas 34 ditësh protestash të vazhdueshme në kryeqytet, një grup nismëtar ka bërë me dije se lëvizja qytetare po hyn në një fazë të re organizimi, me synimin për krijimin e një strukture përfaqësuese.

Klajdi Bello dhe Armir Shkurti, përmes postimeve në rrjetet sociale, njoftuan se Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës ka zhvilluar një mbledhje pesëorëshe, në përfundim të së cilës është miratuar në mënyrë unanime platforma dhe kriteret e anëtarësimit.

Sipas tyre, procesi i organizimit ka zgjatur 34 ditë për shkak të vështirësive dhe, siç e cilësojnë ata, pengesave të hasura gjatë rrugës. Ata shtojnë se emrat e kontribuesve nuk janë bërë publikë për arsye sigurie, duke përmendur mundësinë e “raprezaljeve”.

Në deklarimet e tyre, përfaqësuesit e grupit theksojnë se Kuvendi Kombëtar i Protestës “do të mblidhet me çdo kusht”, duke argumentuar se protestuesit kanë nevojë për përfaqësim të organizuar dhe strukturim të mëtejshëm të lëvizjes.

Në fund të njoftimit, ata ritheksojnë se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e pandryshuar dhe e panegociueshme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit