Transmetuar më 03-07-2026, 21:46

LEZHË – Një zjarr ka përfshirë zonën malore të Shëngjinit, pranë lagjes Sake, ku flakët kanë djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së thatë dhe të dendur, duke favorizuar zgjerimin e vatrës në terrenin malor.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Deri në këto momente, nuk raportohet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore pranë zonës së prekur, ndërsa qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

Autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit