Transmetuar më 03-07-2026, 21:45

TIRANË – Protesta e 34-t radhazi e zhvilluar në kryeqytet ka vijuar me fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm, ku ndër to ka spikatur edhe një vajzë e mitur që iu drejtua protestuesve nga podiumi.

Në fjalën e saj, ajo kërkoi lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së një dite më parë dhe bëri thirrje për një “Shqipëri të lirë”.

E vogla akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve, ndërsa përsëriti kërkesat e tubimit për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

"Protestoj për një Shqipëri të lirë, dhe jo për një Shqipëri të varfër që shitet. Policia rrahu protestuesit dje dhe i dërgoi në burg.

Po ne nuk do ta lëmë me kaq sepse ne e duam Shqipërinë nuk duam ta shesim atë. Liroi çunat! Rama jepe dorëheqjen!”, tha ajo.

Protesta, e cila po zhvillohet prej disa javësh në Tiranë, është shoqëruar me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e qeverisë dhe lirimin e personave të ndaluar gjatë tubimeve të mëparshme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit