

‘Lajm i mirë’ për trafikantët e drogës, nisin valixhet plot me ‘mall’ me fluturimet direkte Shqipëri-Kanada
Linja direkte Tiranë-Toronto-Tiranë është kthyer shumë shpejt në mundësi të artë për të mbushur valixhet me drogë e për ti kaluar përtej oqeanit.
Një rast i tillë u zbulua këtë të premte duke bërë që të sekuestrohen 46 kilogramë kanabis në Rinas, ndërsa dy persona u prangosën pas mbërritjes nga Toronto.
Dogana shqiptare duke konfirmuar lajmin tha se goditi një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Si u zbulua "malli"
Në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, Administrata Doganore, përmes Doganës Rinas, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, goditi një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas.
Zbulimi u bë gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve të fluturimit me itinerar Toronto – Rinas.
Nga vrojtimi me pajisjet e reja skanuese qu identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme.
Pas kontrollit fizik të kryer në prani të poseduesve të bagazheve, u sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis sativa, të ndara në 89 paketime.
Rasti po ndiqet nga strukturat kompetente të Policisë së Shtetit, të cilat vijojnë veprimet procedurale dhe hetimore. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






