Transmetuar më 03-07-2026, 19:28

Vlorë – Tragjedi në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, një grua e re humb jetën në det.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec,ku dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.

Policia tha se pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e saj.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit